AKTUALITET, 28 Janar 2018, 11:45

Atentat shqiptarit në mes të Athinës

Atentat shqiptarit në mes të Athinës

Qëllohet një shqiptar në mes të Athinës. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat. Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është qëlluar nga një mjet, dhe pas kësaj autorët janë larguar nga vendngjarja.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se një person me një armë të mbështjellë me shall kanë qëlluar me dy plumba në gjoks shqiptarin dhe më pas një makinë me dy të rinj të tjerë është afruar dhe ka marrë atentatorin.

I plagosuri është dërguar menjëherë  në spitalin “Shën Olga”./TPZ.AL