AKTUALITET, 13 October 2026, 10:11

I kallëzoi një qytetar/ AMP arreston dy policë të Komisariatit nr. 4, dyshohet se morën 20 mijë lekë ryshfet

I kallëzoi një qytetar/ AMP arreston dy policë të

Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr. 4 në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se morën 20 mijë lekë ryshfet për të mos ndëshkuar një qytetar për një shkelje rrugore.

Hetimi nisi pas kallëzimit të qytetarit, ndërsa dy efektivët, 20 dhe 23 vjeç, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i AMP: 

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë
2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë.