AKTUALITET, 28 Janar 2018, 10:25

Përplasja në Çole të Vlorës, zbardhet skema

Përplasja në Çole të Vlorës, zbardhet skema

Ngjarja e ndodhur mesditen e djeshme në Vlorë është zbardhur nga policia e cila ka dhënë detajet përkatëse. Në lagjen Çole u qëllua në ecje një makinë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Sot policia ka dhënë të dhënat e para.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë:

Pas një njoftimi të marrë më datë 27.01.2018, rreth orës 14:00, se në lagjen ” 24 Maji”, tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, është ngritur grupi hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se:

Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./TPZ.AL