TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrat e qeverisë Rama2 kanë dalë në terren me urdhër të shefit të tyre. Pak ditë pasi mblodhi në sallën e Ministrisë së Drejtësisë të gjithë drejtorët e burgjeve, ZVRPP-ve dhe ALUIZNI-t, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka nisur inspektimin tashmë zyrë më zyrë.
Gjatë ditës së djeshme, Gjonaj ka qenë në Lushnjë dhe Fier.
Takimet me punonjësit e bazës në institucionet në varësi të saj kanë qenë të shkurtra.
Gjonaj ka dhënë mesazhin e prerë.
“E gjithë ajo që unë kam evidentuar edhe në zyrat e tjera është mentaliteti i stafit që punojnë në këto institucione, një mentalitet i trashëguar. Kush ka humbur dokumentet do të shkojë për procedim penale. ZRVPP dhe ALUIZNI ka histori të tilla. Kush thotë se më kanë humbur dokumentet do të dalë përgjegjës dhe do të shkojë për përgjegjësi penale, sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Dhe mënyra e organizimit do një shkundje që nga mentaliteti i punonjësve, mënyra e veprimit, e administrimit, qoftë edhe nga mënyra e pritjes së qytetarëve.”
Por gjatë këtyre takimeve, ministrja bëri deklarata të forta edhe lidhur me “peshqit e mëdhenj”. Iu referua deklaratës së ambasadorit Lu kur tha se shkurti do të jetë vendimtar.
“Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandiatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj tranparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë. /TPZ.AL