TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë mbetur të lënduar në orën 15:15, për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Kutall, në rrugën Ura Vajgurore- Fier.
Automjeti tip “Benz”, me drejtues A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip "Citroen", me drejtues F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.
Nga përplasja, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja me inicialet H.M, 61 vjeçe, janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.