AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 16:30

Kosova vazhdon ngjitjen në FIFA, Shqipëria në vendnumëro

Kosova vazhdon ngjitjen në FIFA, Shqipëria në vendnumëro

Kosova nuk di të ndalet në ngjitjen e saj në renditjen e FIFA-s, duke qenë se në renditjen e re që është publikuar sot, Kosova është ngjitur me gjashtë vende. Nga vendi i 137 ku ndodhej Përfaqësuesja e Kosovës, aktualisht ka zënë vendin e 131-të.

Sakaq, Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e 60-të, duke mos ndryshuar asnjë pozicion pavarësisht se ndeshjet e fundit kanë qenë zhgënjyese për kuqezinjtë. Në këtë klasifikim, ekipet europiane kanë fituar disa pozicione në bazë të paraqitjeve që janë bërë në Ligën e Kombeve.

Gjermania vazhdon rënien e lirë në renditjen e përgjithshme, duke humbur edhe dy pozicione të tjera dhe aktualisht renditet në vendin e 16-të, duke e kaluar edhe ekipe si Kolumbia apo Kili. Një pozicion në renditje ka fituar Italia, që ngjitet në vendin e 18-të, ndërkohë që Belgjika kryeson.