TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehet i nxehti afrikan. Vendi pritet që të përfshihet në ditët e mbetura të muajit korrik nga një valë e të nxehtit afrikan.
Duke i filluar që nga dita e nesërme do të ketë një rritje të lartë temperaturash. Ditën e nesërme temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë. Dita më e nxehte do të jetë e mërkura me 39 gradë deri në 40 gradë.
Në këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët gjatë orëve të mesditës kur është edhe vapa më e madhe.
Duhet që të konsumojmë sa më shumë lëngje.