AKTUALITET, 2 Dhjetor 2020, 09:45

27 rastet me koronavirus në Berat, të infektuar mësues dhe punonjës administrate

27 rastet me koronavirus në Berat, të infektuar mësues dhe

Gjatë 24 orëve të fundit 27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Berat.

Abc News raporton se mes rasteve të reja janë konfirmuar pozitiv mësues, dhe punonjës në administratën publike.

Ndër të tjera mësohet se raste e reja janë tre mësues në shkolla 9 vjeçare, një polic në burgun e qytetit, një punonjëse bashkie në Berat, një punonjës i OSHEE në Skrapar dhe një punonjëse fasonerie.

Ndërkohë rastet e tjera janë raste kontakti me të infektuarit me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Berat janë konfirmuar pozitiv me Covid 606, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë konfirmuar të infektuar 39.014 mes të cilëve kanë ndërruar jetë 822 qytetarë.