LIFESTYLE, 28 Nëntor 2017, 10:38

Bebe Rexha uron Pavarësinë e vendit: “Jam krenare që jam shqiptare”

Bebe Rexha uron Pavarësinë e vendit: “Jam krenare që jam

Ndërkohë që Shqipëria feston 105 vjetorin e saj të Pavarësisë, të shumtë janë dhe do jenë ata që do reagojnë me urimet e tyre në rrjetet sociale. Personazhe të njohur por dhe të panjohur për publikun.

Bebe Rexha është ndër të parat që nëpërmjet një videoje uron festën e Pavarësisë.

Ajo dhe familja e saj kanë darkuar në një restorant shqiptar ku ishin të rrethuar nga shumë shqiptarë dhe në sfond dëgjohej muzikë shqiptare.

“Urime 28 Nëntorin! Jam krenare që jam shqiptare, dibrane! Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sepse babai im erdhi në Amerikë nga Dibra dhe unë munda të realizoj ëndrrën time dhe jam krenare që jam shqiptare”, - shprehet Bebe në videon e siguruar nga INTV.

https://vid.me/8JA08