TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monedha virtuale Bitcoin, ka arritur një vlerë rekord prej 9,700 dollarë, për 1 bitcoin.
Kjo monedhë vlente vetëm 1 mijë dollarë në fillim të vitit 2017.
Monedhat virtuale nuk ndjekin rregullat tradicionale si monedhat e tjera dhe në këtë mënyrë tejkalojnë rregullat e sistemit bankar. Rritja dhe popullariteti i tyre është një shqetësim i madh për sistemin financiar ndërkombëtar.
Kina dhe Koreja e Jugut, e kanë ndaluar përdorimin e monedhave virtuale dhe kanë mbyllur "exchanget" të cilat pranonin monedhat virtuale.
Drejtori i JP Morgan, Jamie Dimon, u shpreh se bitcoin është "një mashtrim". "Nuk është një gjë e vërtetë dhe eventualisht do të përfundojë".
Monedhat virtuale si bitcoin nuk përkrahen nga asnjë qeveri apo bankë qëndrore dhe për këtë arsye askush nuk ka përgjegjësi për të garantuar vlerën e tyre.
Ewald Nowonty nga Banka Qëndrore Europiane, u shpreh për Reuters se bitcoin "mund të krijojë probleme të mëdha dhe më pas bankat qëndrore të akuzohen se nuk bënë asgjë për ta parandaluar. Ne po mundohemi të kuptojmë nëse aktiviteti bankar në lidhje me monedhat virtuale duhet të kufizohet".
Burimi: BBC / TPZ.AL
Vlera e Bitcoin gjatë vitit 2017