LIFESTYLE, 27 Nëntor 2017, 14:16

Arrestohet aktorja e njohur, dhunoi bashkëshortin

Arrestohet aktorja e njohur, dhunoi bashkëshortin

Aktorja Naya Rivera është arrestuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas autoriteteve vendase, bashkëshorti i saj, Ryan Dorsey deklaroi se Naya e gishte goditur në kokë dhe në fytyrë, duke i shkaktuar disa plagë.

34-vjecari i ka treguar policisë një video me celular ku kishte filmuar dhunën e bashkëshortes.

Bëhet e ditur se çifti ka patur probleme që vitin e kaluar, por vendosën që të mos ndaheshin. Ata kanë dhe një djalë 2-vjeç.

Aktorja Naya është bërë e famshme në serialin amerikan të quajtur “GLEE” nga viti 2009-2015, ku ka luajtur rolin e nxitëses së tifozëve me emrin Santana.

[gallery ids="26514,26515,26518,26519,26520,26521,26524,26529,26517,26523,26522,26525,26526"]