TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua e re ka vendosur që të mos depilohet më, pasi mendon se shoqëria po i ushtron presion femrave për t’u pastruar nga qimet publike.
28-vjeçarja nga Polonia tashmë ka një vit që nuk vë brisk në lëkurën e saj. Sonia Cytrowska, ishte vetëm 12 vjeç kur nisi të depilohej dhe thotë se është ndjerë gjithmonë e pasigurt kur sheh fotot e revistave me femra të depiluara.
Sonia është befasuar nga reagimi i bashkëshortit të saj, i cili i ka thënë se tani e pëlqen edhe më shumë.
Ajo tani shpreson që imazhet e bukura të trupit të saj të padepiluar, të cilat i publikon në Instagram, t’i ndihmojnë të tjerët të luftojnë kundër standardit të bukurisë.
“Unë zgjedh të mos depilohem, sepse e shoh veten të bukur dhe është shumë e rehatshme të jetoj në këtë mënyrë, por natyrisht ka ditë kur e pyes veten se pse zgjedh të luftoj me të gjitha këto standarde bukurie dhe përse jam kaq kokëfortë”.
[gallery ids="76286,76285,76284,76282,76288,76287,76283"]