TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale referuar ekonomisë së vendit. Duke paraqitur disa të dhëna zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, Berisha shprehet se: “Të dhënat zyrtare dëshmojnë se, narkoshteti po shkon drejt falimentit! Të ardhurat për 6-mujorin dhjetra milionë dollarë mosrealizime”.
Në një kohë kur në vendi po reklamohet me të madhe aksioni anti-informalitet, Berisha shprehet se, me këto ritme ekonomia shqiptare po shkon drejt pamundësisë për të paguar pensionet dhe rrogat.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Ndrikull Falimenti po sjell falimentin!
Te dhenat zyrtare deshmojne se narkoshteti po shkon drejt falimentit!
Te ardhurat per 6 mujorin dhjetra milione dollare mosrealizime.
Vetem TVSH rreth 9% me i ulet se plani.
Por dhe 3% me i ulet se sa ne te njejten periudhe te vitit 2018!
Nderkohe borxhi ndaj bizneseve per TVSH eshte rritur edhe me 10% sipas burimeve prane ndrikull Falimentit!
Taksa doganore dhe akcisa jane 9,8% dhe 1,3% me te ulta se sa plani.
Investimet publike jane 6,2% me te ulta se sa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar!
Po shkohet drejt pamundesise per te paguar rroga dhe pensione!
Keto jane sukseset e para te ndrikull Falimentit te narkoshtetit shqiptar!
INFO PERMBLEDHESE JANAR – QERSHOR 2019
(statistikat fiskale paraprake, jo finale)
Bazuar ne te dhenat paraprake te publikuara nga Min.Fin, Te ardhurat totale per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne 36 mln dollare me te ulta (- 1.6 %) sesa planifikimi qeveritar per kete periudhe.
Te ardhurat totale per 6 – mujorin 2019 rezultojne te jene vetem 3.9 % me te larta sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe duhej te ishin te pakten mbi 6 % me te larta (si pasoje e normes se pritshme te rritjes ekonomike dhe normes se inflacionit, pa perfshire ketu edhe efektin pozitiv shtese ne rast se do te kishim formalizim te ekonomise). Tregues i qarte i nenperformaces se organeve taksambledhese dhe ecurise se dobet te ekonomise shqiptare.
Verehen mosrealizime ne te ardhurat nga tatim & doganat. Konkretisht:
Te ardhurat nga tatim & doganat per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne me nje mosrealizim prej 44 mln dollare (- 2.9 %) krahasuar me planifikimin buxhetor. Me ne detaje sipas zerave kryesore, verejme se:
Info shtese te detajuar per importet ne nivel 6 – mujor te disa produkteve kryesore (si psh karburant, cigare, etj), do mund te jete disponibel ne momentin qe do te publikohet te dhenat zyrtare finale nga ana e min.financave
Shpenzimet Operative dhe te Mirembajtjes (janar – qershor) rezultojne te jene 28 mln dollare me te larta sesa planifikimi 6 – mujor, ose 15 % me e larta.
Gjithashtu, krahasuar me faktin e te njejtes periudhe te vitit te meparshem, shpenzimet operative rezultojne te jene 30 mln dollare me te larta, ose 16.6 % me shume.
Investimet publike gjithashtu vazhdojne te rezultojne nen – performance edhe gjate 6 – mujorit 2019 (per kujtese: ne 2018 investimet rezultuan me mosreazlimin prej pothuajse 79 mln dollare, ose 9.3 % me pak krahasuar me buxhetin fillestar 2018).
Per periudhen janar – qershor 2019, investimet rezultojne me mosrealizim prej 40 mln dollare, ose 12.5 % me te ulta sesa planifikimi qeveritar (e shkaktuar plotesisht nga ecuria negative e financimit te pojekteve me financim te huaj).
Verehet qe performanca e investimeve publike per 6 – mujorin 2019 eshte edhe me e dobet sesa “fakti” i te njejtes periudhe te vitit ta kaluar, perkatesisht 18 mln dollare me pak, ose – 6.2 %.