AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 20:39

Vritet me 5 plumba 21-vjeçari shqiptar në Gjermani



Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, lidhur me vrasjen e tij një 26-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane.

Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur në Kassel, ndërsa familja e tij është nga Kosova”, shkruan portali gjerman HNA.de

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin me njëri-tjetrin.

Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.