LIFESTYLE, 16 Shtator 2021, 13:07

Bashkëshorti i Angela Martinit paralajmëron padi: Rumania është ende në kohën e Çausheskut

Bashkëshorti i Angela Martinit paralajmëron padi: Rumania

Dragos Savulescu dhe Angela Martini ka dhënë një intervistë për median greke Protothema, pas arrestimit në Mykonos pasi autoritetet rumune lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar, duke e akuzuar atë për përvetësim parash.

Por Gjykata e Apelit në Syros refuzoi kërkesën për ekstradim, transferim i cili ishte refuzuar më herët dhe nga autoritetet italiane.

Biznesmeni rumun e konsideron një veprim të paligjshëm kërkesën e Rumanisë duke e lidhur me kohën e Çausheskut.

Ai gjithashtu thekson se ka ndërmend të ngrejë një padi kundër autoriteteve rumune.

“Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Ajo pësoi dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante.

Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek.

Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë. Përveç kësaj, është çështje parimore të mos lejojmë që një regjim të shkatërrojë imazhin dhe jetën tonë.

Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ne nuk jemi viktimat e vetme të regjimit, ka shumë të tjerë që po përjetojnë të njëjtën gjë,” tha ai.