LIFESTYLE, 15 Shtator 2021, 09:31

Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, publikon foto me të birin e porsalindur

Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë,
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe miliarderi iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me të birin e porsalindur në krahë në spital. Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur. “Djali im është këtu Shá Yosef Nazarian Zemra ime është e mbushur Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një. Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)