LIFESTYLE, 14 Shtator 2021, 11:43

Festojnë dy vjetorin e martesës, Jonida Vokshi dedikim të veçantë bashkëshortit

Festojnë dy vjetorin e martesës, Jonida Vokshi dedikim të
Janë bërë dy vite që kur Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë dashurinë me Besnik Krapin. Prindërit e një vajze i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit. Jonida zgjodhi të jetë një nuse e thjeshtë dhe elegante, larg tradicionales. Ajo ka ndarë disa fotografi nga momentet më të bukura nga dasma e tyre, ndërsa i ka dedikuar dhe disa fjalë të ëmbla partnerit. “Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time @besnikkrapi. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im P.S Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë.”, ka shkruar Jonida.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)