LIFESTYLE, 16 Shtator 2021, 10:05

Ronela Hajati do të publikojë këngë të re: Më beso, do të kërcesh me këtë!

Një nga emrat më të dashur të muzikës është padyshim dhe Ronela Hajati.

Këngëtarja ka konfirmuar surprizën më të re që ka rezervuar për fansat e saj. Me një foto, këngëtarja ka bërë me dije se kënga e re do të vijë më shpejt se sa e keni menduar.

Autorja e shumë hiteve ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e jashtme por kësaj here vjen shumë ndryshe.

Me flokët gërsheta të gjata dhe e veshur në të kuqe, Ronela duket një super yll.

“'Më beso, do të kërcesh me këtë!', ka shkruar Ronela. Projekti do të jetë pjesë e albumit të ri. Disa këngë të këtij projekti të madh janë publikuar dhe janë pritur mirë nga publiku.