TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me një lutje për të ruajtur vetë shëndetin e ka nisur fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me pensionistët në njësinë nr.4 në Tiranë.
“Të jeni sa më të kujdesshëm, shëndeti e jeta juaj është më kryesorja. Siç marr unë çdo masë i takon edhe fëmijëve tuaj.
Askush nuk po na vjen në ndihmë, të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ruajtur shëndetin. Situata po përkeqësohet shumë shpejt. Kemi sot mbi 540 të vdekur dhe për fat të keq do të shtohet” tha Basha, ndërsa bëri përgjegjës për situatën e krijuar kryeministrin Rama.
“Është faji i kryeministrit, rri në Instagram e facebook poston foto. I merr paratë ia çon miqve të vet. Shteti duhet të rimbursojë ilaçet për të sëmurët.
Ndaj kemi kërkuar të rimbursojë. Kemi kërkuar 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vend të marrë masa, gjithë ditën rri në Instagram e facebook sulmon opozitën, sulme politike. Është faji e përgjegjësi e tij. Pandemia do bëjë të veten por edhe qeveria duhet të bëjë të veten. Të rrisë në radhë të parë testimet. Një grua me tha djalit iu deshën shtatë ditë për tampon. Janë çështje akute që kanë të bëjnë me jetën e shëndetin e njerëzve,” tregoi Basha.
“Nuk kam ardhur për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do të paguajnë me jetë papërgjegjshmërinë e një kryeministri që rri në Instagram e facebook.
Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, ç’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me ekspertët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsoleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilaçet.
Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithçka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet.
Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët,” u shpreh Basha.