AKTUALITET, 8 Prill 2020, 18:00

Bernie Sanders tërhiqet nga gara, mbetet vetëm Joe Biden përballë Trump në garën Presidenciale

Bernie Sanders tërhiqet nga gara, mbetet vetëm Joe Biden

Bernie Sanders ka vendosur të ndalë fushatën e tij për të qenë kandidat i demokratëve, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Senatori 78 vjeçar, pas disa humbjeve, ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke i hapur rrugën kandidatit tjetër Joe Biden, i cili tashmë mbetet i vetmi kandidat përballë Donald Trump, në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Sanders, një socialist radikal, pati një sukses impresionues, duke u fokusuar kryesisht tek politikat e shëndetësisë dhe problemet e klasës punëtore.

Ai kandidoi edhe në zgjedhjet e shkuara, por humbi garën brenda Demokratëve, përballë Hillary Clinton.

/TPZ.al/