AKTUALITET, 19 Shkurt 2018, 16:40

Basha: Rama, me skenar nazist për ndihmën ekonomike

Basha: Rama, me skenar nazist për ndihmën ekonomike

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po përdor metodat e spastrimit kundër qytetarëve shqiptarë.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Basha tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës ekonomike duke i lënë pa ushqimin e përditshëm, pa para për të paguar ilaçet apo për t’u ngrohur.

“Heqja nga skema e ndihmës ekonomike është një dramë njerëzore, jemi vendi i vetëm në Europë që ka futur në karantinë urie një përqindje të madhe të qytetarëve, që sot nuk kanë ushqimin e përditshëm, paratë për t’u ngrohur, për të paguar ilaçet.

Edi Rama po përdor metoda spastrimi kundër qytetarëve të vet.

Prej dy javësh, ministrja Ogerta Manastirliu mban të fshehur informacionin, duhet të çohet për ndjekje penale, nuk po tregon kriteret që po përdoren për të hequr nga ndihma ekonomike shqiptarët.

Debat për mocion me Ramën dhe marionetën e tij, Manastirliu, është një skenar nazist, një dramë që po shpaloset orë për orë ditë për ditë”, tha Basha.