AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 19:47

Basha protagonist negativ në Australinë e largët, mesfushori shënon autogol

Basha protagonist negativ në Australinë e largët, mesfushori

Migjen Basha vendosi këtë sezon të transferohej në Australinë e largët teksa tashmë mesfushori aktivizohet me skuadrën e Melburn Viktori. Basha ia ka dalë të fitojë pozicionin e titullarit, ndërsa në ditën e sotme ka qenë protagonist me të tijtë edhe pse jo për mirë.

Në ndeshjen e humbur ndaj Adelaides me rezultatin 3-1, një dorë në suksesin e kundërshtarit ia ka dhënë edhe shqiptari.

Në minutën e 63, Basha ishte i pafat teksa devijoi sferën drejt rrjetës së tij. Pas këtij momenti, kundërshtarët e mesfushorit shqiptar realizuan edhe një tjetër gol për të siguruar fitoren. Pas kësaj humbje ekipi i Bashës, renditet në vendin e nëntë të klasifikimit teksa janë zhvilluar vetëm shtatë ndeshje.