TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj nuk do të jetë më në krye të stolit bardheblu. Këtë e ka konfirmuar vetë Ahmataj në një prononcim për “Supersport" pas humbjes 2-1 me Skënderbeun.
“Ishte zhgënjim rezultati nga dy tranzicione të shpejta. Ishim në superioritet numerik dhe të vjen keq sepse prishin çdo gjë. Sado mundohemi të mbajmë skuadrën në ekuilibër, ne nuk godasim portën. Duhen rregulluar këto gjëra. Në këtë ambient sa të vendoset një trajner mendohet për ta hequr. Kam paraqitur dorëheqjen te presidenti. E kam thënë edhe për trajnerin e mëparshëm.
Të pësosh dy gola me një kundërshtar që godet 3 herë dhe kemi superioritet numerik, më shqetëson dhe më ka prerë hovin për të vazhduar. Nuk është gjendje emocionale por fakt. Nuk mund të vazhdohet në këtë ambient. Nuk ka lidhje me ndeshjen por me fenomenin. Atë që ndodh në fushë dhe jashtë saj. Asgjë nuk funksionon. Asnjë goditje standarde e rregullt.
Trajneri mban përgjegjësitë e lojës dhe unë mbaj përgjegjësitë e mia. Nuk mbahet vendi i punës me zor, nuk mbahet. Lojtarët kanë dhënë më të mirën. Mora riskun dhe po largohem që gjërat të rregullohen. Te Tirana sapo vendoset një trajner mendohet për t’u hequr.
Në qoftë se gjërat nuk rregullohen brenda konturit që unë shoh…nuk e shoh veten më pjesë të këtij klubi. Jam unë përgjegjësi, unë u dhashë dorën lojtarëve dhe u thash që kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Unë nuk e mbaj një vend pune kur puna nuk bëhet siç dua unë. Nuk jam mësuar ndryshe. E njihja këtë ambient por nuk arrija dot që të kuptoja që gjërat ishin në këtë stad. E marr unë mbi shpinë tërë riskun dhe të ndryshojnë gjërat në të mirë të klubit”, tha Ahmataj.