AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 22:37

Basha: Pas rezultatit të audio-përgjimit do ketë një surprizë për Ramën

Basha: Pas rezultatit të audio-përgjimit do ketë një

Kreu i Partisë Demokratike thotë se ekspertiza nga përgjimi i zërit të pretenduar si i Agron Xhafajt, do të rezultojë false, pasi ashtu e ka vendosur politikisht Edi Rama. Megjithatë Basha paralajmëroi se kur diçka e tillë të ndodhë, “ata i pret një surprizë e madhe”. Kreu i PD-së nuk ka pranuar të shpjegojë se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Deklarata në “Opinion”:

Basha: Kjo është vendosur politikisht dhe kësaj do t’i venë deri në fund. Dhe unë po të them po, pasi është parapërcaktuar ata do ta nxjerrin fals, të rrem… Po të them edhe këtë, do thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të kenë një surprizë të madhe.

Fevziu: Ç’do të thotë surprizë?

Basha: Po të them surprizë sepse vjen andej nga s’e pret. Do nxjerrin aktorin dhe do thonë ishte ky, s’ishte ky. Audio përgjimi aty ku e kanë çuar dhe mënyrat që e kanë bërë, do thonë është kështu, është ashtu. Dhe pastaj do nxjerrin një aktor. Por unë po të them që pas kësaj është një surprizë e madhe që i pret.