AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 20:00

Tiranë, policia ndalon ‘BMW’ X5 me hashash, trafikantët arratisen/ VIDEO

Tiranë, policia ndalon ‘BMW’ X5 me hashash, trafikantët

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi. Patrulla e policisë ka ndaluar një automjet tip “BMW” X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.

Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.

E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga. Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë. Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.(TemA TV)

Makina tip BMW qe u ndalua nga policia ne Tirane