TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një akuzë të re nga ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion”, kreu i opozitës tha se ai ka ndërhyrë te autoritetet italiane që në vitin 2002 kur ishte ministër i Drejtësisë. Madje sipas tij, Xhafaj i ka mashtruar homolgët italianë se Agron Xhafaj po e vuan dënimin në Shqipëri.
“Afera është pak më e thellë se kaq. Çuditërisht, nga 17 të dënuarit e çështjes së Xhafajt, ky është i vetmi për të cilin nuk ka pasur as urdhër ndërkombëtar arresti, pasi për gjithë të tjerët ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti.
Kjo sipas analizës sonë dhe dokumentave që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrjeje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i drejtësisë, me gjasë duke pretenduar sipas marrëveshjes që Fatmir Xhafaj ka nënshkruar atëherë me palën italiane që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri, por po e vuan dënimin në Shqipëri.
Ky është një thellim i skandalit që ne natyrisht me prova dhe fakte sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre do t’ua vëmë në dispozicion edhe medias edhe qytetarëve.
Fakti është se 24 orë para se Agron Xhafaj të dilte para gjykatësit italian ai ka përfunduar në Shqipëri. Ai është dënuar me një vendim të formës së prerë për trafik droge, por ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Vetë Fatmir Xhafaj e ka mohuar këtë derisa është përballur me dokumentat dhe më pas me investigimin e një gazetari” – tha Basha. Ai shtoi se tashmë prokuroria po manipulon çështjen me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe kreut të qeverisë.