AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 22:27

Bojaxhi: Oferta më e lartë e Jurimex u anullua për ofertën më të vogël të Transoil Group

Bojaxhi: Oferta më e lartë e Jurimex u anullua për ofertën

Ish Zv. Ministri i Energjisë, Gjergj Bojaxhi, duke folur në “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kompania Transoil Group, ka dhënë ofertë më të vogël se Jurimex, ndërsa shteti shqiptar ka kryer disa shkelje proceduriale dhe ligjore.

Gjergj Bojaxhi: Pasuritë e këtij vendi po përfundojnë në duart e gabuara, pasuritë natyrore ja kalojmë kompanive pa e ditur kush janë pronarë. Fakti që ne si shtet anulojmë një procedurë vjet me një ofertë të lartë, dhe sot ja japim një kompanie me një ofertë të ulët, tregon se po përdoret për të bërë pazare dhe prapaskena. Fakti që shteti i rinxori përsëri në ankand këto tre burime, tregon që këtu kemi shkelje të procedurave dhe nga do që në vërtitemi na dalim kompani trë lidhura me rusët. Rusët po na dalin të përfshirë në të gjitha partitë në vendin tonë. Në këtë mes kemi shkelje ligjore.

Bojaxhi shton më tej se pas këtyre kompanive, janë kompani offshore, pa kapital.

Bojaxhiu: Ne po bëjmë bashkëpronarë, kompani që nuk dihen kush janë. Për shkak të këtyre praktikave sesi bëhën procedurat e tenderave në Shqipëri është edhe arsyeja pse nuk vijnë kompani serioze por vetëm kompani pa identitet mund të vijnë siç janë këto që janë aktualisht. Në botën perëndimore krijimi i kompanive offshorë bëhet për efekt që mos të paguhen taksat, por në Shqipëri ky kthehet në një problem të dyfshitë, pasi ne kemi problemin e transportit pasi nuk e dimë kush i merr këto pasuri. Si në rastin konkret që po flasim, na dalin njerëz që nuk kanë identitet si e kanë ndërtuar pasurinë, dhe një ditë të bukur këta bëhen pronarë të aseteve të këtij vendi, ne nuk e dimë kush po i merr, pasi janë asete strategjike. Ky është problem themeltar që ka me ofshoret./TPZ.AL/