AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 21:47

Kreu i Konfindustria: Ja përse në Shqipëri nuk vijnë investitorë të huaj seriozë

Kreu i Konfindustria: Ja përse në Shqipëri nuk vijnë

Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua problemi i shfrytëzimit të naftës nga kompani të dyshimta, ka shpjeguar përse kompanitë e huaja serioze nuk investojnë në Shqipëri. Sipas Buxhukut, këto kompani njohin procedurat e dyshimta të tenderimit në Shqipëri dhe për këtë arsye frikësohen.

"Kompani serioze të huaja nuk kanë ardhur, nuk janë paraqitur. Kur u bë tenderi për dhënien e Albpetrolit, ishte një kompani e madhe serioze, e cila katër ditë përpara se të hapej tenderi, më tha se nuk futet në tender sepse tenderi është i paragjykuar. Ishte kompani me adresë dhe status të fuqishëm. Këto që vijnë janë kompani guackë, që nuk i dihen aksionerët. Fakti që këtu ka prani të kompanive ruse në lojë, është një problem.  Të gjitha këto kompani janë me detyrime ndaj shtetit shqiptar. Aty investime serioze ne nuk shohim. Këto janë kompani që kanë ardhur për të shfrytëzuar, kryejnë investime sa më të pakta, krijojnë detyrime ndaj shtetit dhe ikin", u shpreh Buxhuku.

/TPZ.AL/