AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 22:12

INVESTIMET RUSE/ Bushati: Shteti nuk mund të funksionojë me presionet e ambasadorëve

INVESTIMET RUSE/ Bushati: Shteti nuk mund të funksionojë me presionet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua një tender i Albpetrol ku janë përfshirë edhe kompani ruse, ka deklaruar se përfshirja e kompanive të tilla nuk ndalohet me ligj. Bushati tha se tenderat nuk mund të jepen dhe hiqen me presione të ambasadorëve apo shërbimeve, por duke zbatuar ligjin.

"Këtu problemi, është shumë i thjeshtë. Ka ndonjë ligj Shqipëria që ndalon kompanitë ruse, kineze apo turke? Ne kemi diskutuar se si mundet ambasadori amerikan të bëjë presion mbi ish kryeprokurorin, për filan kompani? Kjo punë nuk rregullohet me presione. Sepse neser, Rama, Basha apo kushdo të vijë, prish një tender dhe thotë pata presion nga një shërbim i huaj. Ose do kemi garë të saktë dhe të zbatojmë ligjin, ose nuk dimë ku jemi. Gjithë trazirat që i vunë flakën rrugës së kombit, nga një tender kanë dalë, se tha dikush mos ta marrin gylenistët, ta marri dikush tjetër.Shteti duhet të funksionojë me ligje", u shpreh Bushati në "Të Paekspozuarit".

/TPZ.AL/