AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 09:40

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Nga e shtuna temperaturat, rritje graduale

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Nga e shtuna temperaturat,

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Egje e cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës së muajit Qershor.

E Premte 29 Qershor 2018

Edhe dita e Premte dt 29 Qershor moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish mesdita do të rikthejë rreshjet e shiut në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 13/22°C

Zonat e ulëta 15/26°C

Zonat bregdetare 16/26°C

E Shtunë 30 Qershor 2018

Dita e Shtunë dt 30 Qershor moti do të jetë pjesërisht i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesidtë do të pasohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje graduale.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 13/24°C

Zonat e ulëta 18/28°C

Zonat bregdetare 18/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari