AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 19:39

Basha: Edi Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, ne do t'i përgjigjemi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur jashtë sallës së Kuvendit, është shprehur se Edi Rama sot i ka shpallur luftë shqiptarëve. Gjatë protestës së opozitës, është hedhur një sasi e madhe gazi helmues, i cili ka shkaktuar dëme tek qytetarët.

‘Me veprimet e tij sot, Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve", u shpreh Basha.

Ndërkohë që opozita proteston, mazhoranca vijon të zhvillojë seancën plenare.

"Por nga ky shesh këtu, unë dhe çdo shqiptarë që ka frikë vetëm Zotin mbi tokë, i them Edi Ramës se do të ta kthejmë 100 për qind. Geg e toskë, myslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Të marrim në dorë fatin tonë. Beteja që kemi nisur është pa kthim. Historia na e tregon se si do të shkojë kjo protestë, me shporrjen e kësaj qeverie dhe triumfin e shqiptarëve’, tha ndër të tjera Basha.