AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 09:18

Treni përplas për vdekje këmbësorin në Rrogozhinë

Treni përplas për vdekje këmbësorin në Rrogozhinë

Më datë 07.06.2018, rreth orës 08:30, në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.

Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.