AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 22:18

Partizani bie edhe në Maribor, dy traversa dhe... lamtumirë Europa League

Partizani bie edhe në Maribor, dy traversa dhe... lamtumirë Europa

Partizani ka regjistruar një humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj Maribor. Pas disfatës 1-0 në Tiranë, të kuqtë janë mposhtur 2-0 në fushën kundërshtare në një takim ku mbeten peng dy traversat e goditura nga skuadra shqiptare.

Në pjesën e parë, të kuqtë regjistruan disa raste për të shënuar dhe Atanda goditi traversën e portës kundërshtare, por ishte Maribori që shënoi golin e avantazhit me gjuajtjen e Dervisheviç nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, ritmi ishte më i ulët, por të kuqtë rrezikuan përsëri portën vendase, duke detyruar portierin Handanoviç të bënte disa pritje e më pas duke goditur përsëri traversën me Abdurrahimin. Por në fund, siç është bërë e zakonshme për ekipet shqiptare, erdhi goli i dytë i Mariborit, që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes për të mposhtur të kuqtë dhe për të treguar se Gega ka ende shumë punë për të bërë me këtë skuadër.