AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 22:23

Eliminim i turpshëm, Luftëtari largohet nga Europa

Eliminim i turpshëm, Luftëtari largohet nga Europa

Në stadiumin “Elbasan Arena” Luftëtari ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë ndaj Ventspilsit, duke barazuar me rezultatin 3-3, rezultat ky që pason humbjen turpëruese 5-0 në Letoni.

Golat e shënuar në këtë takim, ishin nga më të çuditshmit, ku mbrojtja nuk ka mundur të reagojnë në asnjë moment kur sulmuesit “hidhnin valle” në zonë, duke “zbavitur” në këtë mënyrë të pranishmit në stadium.