TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës.
Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.
Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur kjo ngjarje.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.