TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Berat Gjimshiti e ka nisur me gol rifillimin e kampionatit italian, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minuatat e para të sfidës mes Atalantës dhe Sasuolos. Shumëkush e ka cilësuar si ndeshjen më emocionuese të Serisë A, pasi luhet në Bergamo, qytetin më të prekur nga COVID-19, një nga vatrat më të mëdha të Europës ku kishte me mjëra vìktima.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, ka shënuar që në minutën e 16 të kësaj sfide duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pas një goditje nga këndi, ai u tregua i aftë të çonte sferën në rrjetë duke kaluar para skuadrën që përshëndeti në mënyrën më të mirë qytetin e Bergamos.
LIVE Atalanta-Sasuolo 3-0
16’ Gjimshiti, 31′ Zapata, 38′ (ag) Burarabia