AKTUALITET, 29 July 2026, 15:44

Hyri me skaf në zonën e pushuesve, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Hyri me skaf në zonën e pushuesve, drejtuesi gjobitet me 500 mijë

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë 500 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar skafi, pasi u konstatua duke lundruar me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë të dedikuar për pushuesit në Shëngjin.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale D. M., kishte hyrë në zonën e rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e personave që ndodheshin në plazh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj tij u vendos masa administrative prej 500 mijë lekësh, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.