AKTUALITET, 29 October 2026, 15:05

Aksidenti/ Përplasen 4 automjete në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 3 persona

Aksidenti/ Përplasen 4 automjete në aksin Librazhd-Përrenjas,

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përplasur katër automjete.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.