TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua është viktima e parë e zjarrit masiv që është duke shkrumbuar prej tre ditësh verilindjen e Athinës.
Gruaja, e cila punonte në një dyqan artizanati në Patima Chalandriou, mbeti e bllokuar në godinën që u shkrumbua plotësisht nga flakët.
“Humbëm shoqen Nadia, humbëm një mike dhe kolege shumë të mirë”, tha për ERT një fqinj i biznesit.
Nga ana e tij, pronari i biznesit tha “si nuk u largua, nuk e kuptoj. Ajo ka punuar për mua për 20-25 vjet. Unë kam 13-14 punonjës, shumica e tyre ishin larguar se nuk kishin punë. Edhe unë jam i humbur, nuk di çfarë t’ju them, po ashtu jam i habitur nga ajo që ndodhi”.
Informacionet e transmetuara nga SKAI thonë se trupi i gruas është gjetur i djegur në banjën e biznesit ku vlerësohet se ka tentuar të gjejë strehë kur ka kuptuar se zjarri në pallat ishte përhapur.
Dy nga kolegët e saj që ndodheshin në ndërtesë kur shpërtheu zjarri mësohet të kenë përshkruar se “ne pamë flakët dhe filluam të vrapojmë, u hodhëm mbi një gardh. I thamë “hajde hajde” dhe ajo tha “dua të bëj një telefon”. Nuk mund të bënim asgjë tjetër”.
Sipas informacioneve të tjera, gruaja fatkeqe është mbi 60 vjeç, e huaj dhe punonte në artizanat pranë varrezave të zonës, në rrugën Anapauses. Në momentin e rënies së zjarrit, të gjithë punonjësit e kompanisë janë larguar nga godina dhe gjatë numërimit është vënë re mungesa e saj, por nuk është bërë e mundur gjetja e saj.