BALLKAN, 10 Gusht 2024, 19:33

“Nëna e puthi në ballë, nuk derdhi asnjë pikë loti”, dalin detajet nga autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

“Nëna e puthi në ballë, nuk derdhi asnjë pikë

Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, tregon se nuk ka dëmtim, përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes. Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.

Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje. Moment emocionues ka qenë kur nëna është afruar tek trupi i Fatonit. “E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.