TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët serbë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentave, që ta bëjnë këtë veprim deri më datën 23 gusht.
Nëpërmjet një komunikimi në “X”, Kurti ka njoftuar se afati është shtyrë deri më 23 gusht dhe ka falenderuar qytetarët që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për aplikim.
“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.
Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, ka shkruar Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se shtyerja e afatit po bëhet për shkak të kërkesave të shumta. Ai ka thënë se vetëm dje ka pasur 273 kërkesa për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS.