BALLKAN, 10 Gusht 2024, 19:17

Zjarr i madh në Sajada, Greqi! Raportohet për tre vatra, dhjetëra zjarrëfikës në terren

Zjarr i madh në Sajada, Greqi! Raportohet për tre vatra, dhjetëra

Një zjarr i madh ka rënë në një pyll me pisha në Sajada  të Thesprotisë pranë vendbanimit të quajtur Parakalamo.

Shërbimi zjarrfikës ka mobilizuar forca të shumta nga i gjithë Qarku për të përballuar zjarrin dhe ka kërkuar mjete ajrore. Operojnë në ketë momente të paktën 30 zjarrfikës, me 12 mjete dhe shumë vullnetarë. Autoritetet kanë dërguar mesazhin e urgjencës në numrin 112 për evakuimin e vendbanimit.

Sipas të dhënave 100 metra distancë ndodhet një shkollë dhe pika e karburantit. Shërbimet e Zjarrfikës së Greqisë raportojnë se janë tre vatra zjarri, një në Sajada, një në Parakalamo dhe një pranë Janinës.