TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me pankarta në duar me mbishkrimet ‘Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata, ne po na dëbojnë’, ‘Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për të gjitha’, është zhvilluar protesta e qytetarëve nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin ‘Car Llazar’ për ‘gjendjen e rëndë në Kosovë’, siç pretendojnë ata.
Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.