TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). IKSHPK-ja shkroi në Facebook se një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës u hospitalizua në Klinikën Infektive të QKUK-së më 29 korrik, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë.
“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim.Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha IKSHPK. IKSHPK shtoi se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”. Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat. Mushkonjat infektohen kur ushqehen me shpezë të infektuara dhe kështu e përhapin virusin, përmes pickimit.
Në mesin e simptomave të infektimit janë dhimbja e kokës, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme. Virusi i Nilit Perëndimor shkakton sëmundje sezonale në muajt e verës. Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për t’u mbrojtur nga infektimi janë: veshja e rrobave më mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive – në muzg dhe në agim – si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.
Disa fakte për virusin e Nilit Perëndimor: Sipas IKSHPK-së, rreth 80 për qind e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë të infektimit
Virusi nuk përhapet nga një njëri te tjetri
Nuk ka vaksinë në botë për të./REL