TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është takuar mesditën e së martës me presidenten Vjosa Osmani, raportojnë mediat në Kosovë. Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa temë e diskutimit ka qenë gjendje në veri të vendit pas sulmit të armatosur ndaj policisë nga disa terroristë serbë.
“Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë, është e ndërlikuar. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike po punojmë ngushtë me partnerët për të parë se çfarë ka ndodhur dhe që autorët të dalin para drejtësisë. Ne jemi me popullin e Kosovës. Jam në dijeni për raporte që ka pasur të shtëna nga Manastiri. Ky ishte një sulm i rëndë kriminal, duhet të shohim të gjithë opsionet e mundshme,”, -tha Hovenier, ndërsa vuri theksin në normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kjo është një çështje shumë me rëndësi, nuk pajtohem situate është shumë sensitive Është me rëndësi që puna të kryhet për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë që të arrihet në zbatim të plotë të asaj marrëveshjeje. Respekt për integritetin territorial, qytetarët dhe rendin” përfundoi ai.