BALLKAN, 26 Shtator 2023, 08:57

VIDEO/ U përplasën me policinë e Kosovës në manastir, momenti kur terroristët serbë marrin malet në këmbë

VIDEO/ U përplasën me policinë e Kosovës në manastir,

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur grupi i serbëve të armatosur arriti të arratiset nga manastiri i Banjskës të Zveçanit pas rrethimit nga policia e Kosovës.

Pamjet nga droni tregojnë agresorët teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit. Nga përplasjet humbi jetën efektivi shqiptar Afrim Bunjaku si dhe tre agresorë serbë ndërsa dy të tjerë u kapën të plagosur dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar.  

Rreth 30 persona me uniforma dhe të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat. Autoritetet e Kosovës thanë se është kapur edhe një arsenal armësh.

Mediat serbe raportuan se disa sulmues po trajtohen në spitalet e Serbisë. Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” duke u shprehur se materialin e ka marrë nga Qeveria e Kosovës.