TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy serbët e dyshuar për terrorizëm janë sjellë sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.
Mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka kërkuar që të kërkohet masa e paraburgimit për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës’ “, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste më 24 shtator në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe një tjetër u lëndua.
Gjatë sulmeve, u vranë edhe tre terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe e armatimit.