BALLKAN, 28 Dhjetor 2021, 15:20

Vetëm 13 raste me Covid në Kosovë

Vetëm 13 raste me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë identifikuar 13 raste të reja me Covid nga 2, 682 teste të realizuara.

Në total numri i rasteve aktivë është 350.

NJOFTIMI

28 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

Në total numri i rasteve aktive është 350.