BALLKAN, 26 Dhjetor 2021, 18:04

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet "shkund" Korinthin

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet "shkund"

Një tërmet tjetër me magnitudë 4 ballë ka goditur Korinthin pasditen e së dielës.

Fillimisht Instituti Gjeodinamik në Greqi, bëri të ditur se epiqendra ishte 23 kilometra në jugperëndim të Tebës dhe intensiteti i dridhjeve ishte 3.9 Rihter.

Sipas raportimeve, tërmeti është ndjerë edhe në zona të Atikës. Thellësia fokale e dridhjes ishte 16.7 km.

Pak më herët një tërmet i fuqishëm goditi Kretën në Greqi.