BALLKAN, 26 Dhjetor 2021, 15:23

Identifikohen 12 raste të reja me COVID-19, një viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë

Identifikohen 12 raste të reja me COVID-19, një viktimë në

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, nga 2430 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën.

Katër qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,000 persona.

Numri i rasteve aktive është 349.